Janë publikuar pamje të reja nga brenda diskotekës në Koçan, që tregojnë momentin pas shpërthimit të zjarrit.

Nga videot e publikuara nga mediat maqedonase, shihen momente paniku, ku tregojnë gjendjen e të pranishmëve, të cilët kërkonin derën për t’u larguar.

Por duke qenë se numri i personave ishte i lartë dhe diskoteka kishte vetëm një derë, ka qenë e vështirë edhe dalja nga ambienti i klubit.


Kujtojmë se nga zjarri në këtë diskotekë humbën jetën 59 persona.