Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaroi 24 orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku humbi jetën tragjikisht 7-vjeçarja Jonada Avdiu, e cila u7 përplas në breg të detit nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë, Arjan Tase.

Në postimin e saj në twitter Kumbaro thotë se kjo është një ngjarje e rëndë e shkaktuar nga një njeri që theu ligjin.

Ndërsa kërkon që drejtësia dhe Policia e Shtetit të bëjnë detyrën.

Postimi i Kumbaros:

Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit,familjen për gjëmën që pësuan,kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë

Humbje jete, në tokë a në ujë qoftë!

Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës.

/Abcnews.al/