Djali adoleshent i çiftit Qemal dhe Menderie Bici ka qenë i pari që i ka gjetur trupat e pajetë të prindërve të tij pas krimit tronditës në familje që trondit fshatin Dragostunjë të Librazhdit, i cili më pas ka njoftuar fqinjët dhe këta të fundit autoritetet.
Burime bëjnë me dije se i mituri ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe po ndiqet nga profesionistë.Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të hënë, 7 qershor, në banesën e çiftit.
Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit mes çiftit që ka degjeneruar në përdorimin e sëpatës.
Mësohet se 56-vjeçari kishte qenë në qytetin e Librazhdit dhe pas kthimit në banesë ka nisur debati.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.