Vijon të jetë në gjendje të rëndë e mitura e sjellë me urgjencë nga Korça. E mitura ka djegie në 42% të trupit. Djegiet janë të gradës së dytë dhe të tretë, kryesisht në fytyrë dhe gjymtyrë. 

Mjekët e reanimacionit të pediatrisë kanë bërë intubimin e saj, shkruan A2.

6-vjeçarja me spektrin autik është në gjendje kritike për jetën.

Do të vlerësohet gjendja e saj në vijim për t’u marrë një vendim për trajtim jashtë vendit. (A2 Televizion)