Gjermania u trondit nga një sulm terrorist ku humbën jetën të paktën 2 persona dhe u plagosën 69 të tjerë të premten në mbrëmje.
15 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një treg Krishtlindjes në qytetin gjerman të Magdeburgut. Sulmi u cilësua si terrorist, pasi autori mori para turmën teksa qarkullonte me shpejtësi me një makinë.
Autoritet gjermane kanë arrestuar autorin e dyshuar, një mjek nga Arabia Saudite, i cili ka emigruar në Gjermani në vitin 2006.
Në lidhje me ngjarjen tragjike pati reagime nga liderët botërore, si presidenti francez, Emmanuel Macron, Urusla von der Leyen, shefi i NATO-s, Mark Rutte. Edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj reaguan në lidhje me sulmin terrorist, të cilët shprehën ngushëllimet për të prekurit.
Top Channel