Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të lerë në burg shtetasin Erdgys Arrazi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ““Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Erdgys Arrazi është bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u mbyt në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurimit nga arrest në burg, në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore ose garanci pasurore.