Konfliktet e vazhdueshme mes çiftit dhe kërkesa e gruas për t’u ndarë nga partneri dyshohet se janë bërë shkak për tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në Shkodër.

Ndonëse hetimet po vijojnë, burime konfirmojnë se 44-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve i kishte kërkuar partnerit, Kolë Manaj që të shkëpusin marrëdhënien.

Krimi ndodhi një ditë më parë ku 34-vjeçari pasi qëlloi me armë partneren, i dha fund jetës së tij.

“Javët e fundit, çifti Kolë Manaj dhe Anila Prendushi, kishin pasur debate në lidhje me marrëdhënien e tyre. Kërkesa për t’u ndarë ka qenë e papranueshme për Manajn, i cili kishte shkuar te vendi i punës së Anila Prendushit, 34-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit, qëlloi atë e më pas veten, duke humbur jetën. 44-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës”, theksoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Simon Shkreli./abcnews.al