Një lajm tragjik vjen nga Bosnja. Portieri 19-vjeçar i Mlados Domaljevaç, Mate Matiç është gjetur i vdekur në një makinë pranë një diskoteke në Orasje, 1 ditë pas ndeshjes, që gardiani zhvilloi ditën e shtunë me skuadrën e tij.
Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë klubi i portierit 19-vjeçar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes.