Një foshnje 9-muajshe është sulmuar për vdekje nga një qen i racës “Pitbull”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Acerra, pjesë e Napolit në Itali.

Vajza e vogël, Gulia, u gjet nga i ati e gjakosur dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mund t’i mbijetonte dot plagëve të marra. Ajo kishte plagë kryesisht në fytyrë dhe në kokë.

Deklarata e babait

Në versionin e parë të dhënë në spital, babai i fëmijës tha se e vogla ishte sulmuar nga një qen endacak, një deklaratë që u përgënjeshtrua më pas.

Hetimi dhe autopsia

Prokuroria Publike Nola, e cila ka hapur çështjen, ka urdhëruar sekuestrimin e trupit të vogëlushes për autopsi, si dhe të banesës ku ka ndodhur ngjarja për ekzaminim. Kontrolle u urdhëruan edhe për kafshën. Të dy prindërit tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit. Historia e babait është se ai ra ishte duke fjetur gjumë me fëmijën dhe kur u zgjua dhe e gjeti të gjakosur, por nuk dëgjoi asnjë zhurmë.

Në lidhje me qenin, ai është marrë nga shërbimi veterinar i zonës.

Top Channel