Një vajzë vetëm 16-muajshe ka gjetur vdekjen, pasi është shkelur nga një gjirafë në një park në Afrikën e Jugut, ndërsa nëna e saj ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin.

Vajza 16-muajshe jetonte me nënën e saj në zonën elitë në Parkun Kuleni më provincën KwaZulu-Natal. BBC raporton se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

“Fëmija dha frymën e fundit në spital”, tha togeri i policisë Nqobile Madlala për BBC.

Parku ndodhet 16 kilometra jashtë Hluhluwe në KwaZulu-Natal, një provincë që është e njohur me vendasit dhe turistët.

Në faqen zyrtare të parkut në internet, thuhet se vizitorët mund të “shijojnë takime nga afër me kafshët”. Gjirafat janë gjitarët më të gjatë në botë dhe zakonisht nuk janë agresivë.

Femrat, megjithatë, mund të bëhen agresive kur mbrojnë foshnjat e tyre.