KOSOVË– Një fund tragjik ka pasur një 24-vjeçar në Kosovë, i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme. Raportohet se A.GJ 24-vjeç nga Kaçaniku, gjeti vdekjen pasi ra në një humnerë në Prevallë.
Pasi nuk mundën ta gjenin familjarët e tij njoftuan policinë e Kosovës dhe këta të fundit e shpallën të zhdukur. Pas kërkimeve të vazhdueshme, i riu u gjet pa shenja jete në një greminë.
Policia e Prizrenit raporton se ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen fatale.
“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.