Një aksident tragjik mbrëmjen e së dielës i ka marrë jetën një 22-vjeçareje dhe 3 fëmijëve të mitur me origjinë shqiptare.

Viktimë kanë mbetur e reja, djali i saj 2 vjeç dhe dy fëmijë të mitur të moshës 8 dhe 12-vjeç. Ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i 22-vjeçares, i cili ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës në rrugën Via Emilia. Makina tip Fiat Stilo raportohet se është përplasur me një shtëpitë pabanuar.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik, ndërsa nga pamjet në vendngjarje shihet që makina është shkatërruar plotësisht.