Salvador nëntë persona vdiqën për shkak të turmës së tifozëve që po përpiqeshin të hynin në Estadio Monumental në Cuscatlan,për të parë një ndeshje lige.

Këtë e ka bërë të ditur policia me një postim në Twitter, ku sqarohet se të paktën dy persona të tjerë janë lënduar dhe janë transportuar në spital në “gjendje kritike”.

Pedro Hernández, president i ligës më të mirë të futbollit të vendit, tha se sipas informacioneve paraprake rrëmuja ndodhi sepse shumë tifozë sulmuan një portë dhe u derdhën në tunelet që çonin në tribuna. “Ishte një ortek tifozësh, ai që u ngjit mbi portë. Disa ishin në tunel; të tjerët arritën të shkonin në tribunë dhe më pas në fushë dhe u mbytën,” shpjegoi një shpëtimtar.

Komisioneri Kombëtar i Policisë Civile Mauricio Arriza Chicas, i cili nxitoi në vendin e tragjedisë, tha se do të ketë një hetim penal në bashkëpunim me zyrën e prokurorit të përgjithshëm. “Do të hetojmë shitjen e biletave dhe situatën në hyrje të stadiumit, sidomos në zonën jugore”- tha ai.