Tragjedia në kantierin në Gjermani, shqiptarët: Janë 5 viktima, 3 nga Elbasani e 2 nga Burreli e Dibra
Ashtu siç u njoftua edhe më herët një aksident i rëndë ka ndodhur në Hafencity të Hamburgut, Gjermani, mëngjesin e së hënës kur katër persona humbën jetën pasi skela u shemb në një kantier ndërtimi.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:10 në kantierin e ndërtimit të Überseequartier. Skela në katin e tetë me punëtorë ndërtimi në të u shemb në një bosht ashensori të brendshëm. Shërbimet e urgjencës që mbërritën fillimisht gjetën tre të vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë. Në orët e para të pasdites ata zbuluan një tjetër person të vdekur.

Rreth 1,400 njerëz punonin rregullisht në këtë kantier, por të hënën, sipas zjarrfikësve, ishin vetëm 700 punētorë.

Mediat gjermane raportojnë se katër viktimat janë shtetas nga Bullgaria, por shqiptarët që jetojnë atje kanë tjetër version.

Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se janë 5 viktima dhe jo katër ashtu siç thuhet në mediat gjermane. Sipas tyre, tre të rinj ishin nga Elbasani, një nga Burreli dhe një tjetër nga Dibra.

Të gjithë shqiptarët thuhet se punonin në të zezë dhe nesër bashkëatdhetarët e tyre do mblidhen për ngjarjen e rëndë.

Shpresojmë që autoritetet shqiptare pas këtij lajmi të marrin ndonjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje tragjike.

Mesazhi i shqiptarëve:

Pershendetje ne Hamburg kan mbetur te vdeku 5 shqiptar ne pune . Nuk e thone mediat se jane shqiptare, po 3 cuna jane nga Elbasani qe kan vdek, nje eshte nga Burreli e nje nga Dibra, qe i njoh vete, a kupton. Gjith kan qen nte zeze. Neser do mblidhemi gjith cunat, shperndajeni se gjynah.

joq