Trupat e katër personave, përfshirë edhe të një kandidati për zyrë vetëqeverisëse në zgjedhjet e 2 qershorit, u gjetën të copëtuar në një automjet të djegur në Acapulco , në jug të Meksikës.
Sipas mediave të huaja, kandidati u emërua nga PRI (“Partia Revolucionare Institucionale”, dominuese për dekada në skenën politike meksikane).
Bëhej fjalë, për Anibal Zuniga Cortes, kandidat për kryetar bashkie të komunitetit të Cojuca de Benitez.
Trupat e dy personave të tjerë u gjetën brenda automjetit, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
/abcnews.al/