Një tragjedi ka ndodhur në Angli ku dy anëtarët më të vegjël të n jë familjeje humbën jetën pasi makina e tyre u përplas me një bordurë në rrugë.
Djali 11 vjeç dhe vajza 9 vjeç humbën jetën pas përplasjes në orën 20:50 të mbrëmjes së djeshme.
Sipas The Sun, mësohet se ata po udhëtonin për pushime në jug të vendit.
Shoferi, një burrë 61-vjeçar, pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton për trajtim bashkë me gruan e tij 48-vjeçare.