60 persona dyshohet se humbën jetën pasi bombat ruse goditën një shkollë në fshatin ukrainas Bilohorivka.

Lajmin e ka bërë me dije guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Gaidai. Gaidai tha se Rusia hodhi një bombë në shkollën ku ishin strehuar rreth 90 njerëz, duke shkaktuar një zjarr që përfshiu ndërtesën. Tridhjetë persona janë shpëtuar, ndërsa 2 janë nxjerrë të pajetë e dyshohet se edhe të tjerët kanë humbur jetën, shkruan BBC.

“Zjarri u shua pas gati katër orësh, më pas rrënojat u pastruan dhe, për fat të keq, u gjetën trupat e dy personave. Gjashtëdhjetë njerëz kishte të ngjarë të kishin vdekur nën rrënojat e ndërtesave, po punohet për nxjerrejn e trupave”, tha ai.