Një krim i rëndë ka goditur një familje shqiptare që jetonte prej vitesh në Itali, ku burri i ka marrë jetën gruas dhe më pas është vetëvrarë.
Mediat Italiane kanë konfirmuar edhe identitetet e viktimave, ndërsa raportojnë se krimi kishte disa ditë që kishte ndodhur dhe kufomat e çiftit shqiptar kishin nisur të dekompozoheshin.
55-vjeçari Shkelqim Bedeli, ka vrarë fillimisht bashkëshorten e tij, një vit më të vogël në moshë, Shegushe Paeshti dhe më pas është vetëvrarë.
Do të jetë autopsia e cila do të tregojë se kur ka ndodhur ngjarja, ditën kur burri mbyti gruan e tij duke e varur në shkallët e shtëpisë dykatëshe dhe momenti kur ai i dha fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Cazzago San Martino (Brescia).
Mediat italiane shkruajnë se 55-vjçari pas krimit kishte lënë edhe dy letra, të shkruara në kompjuter.
Njëra drejtuar fëmijëve të tij dhe tjetra autoriteteve policore.
Në letër ai shpjegon se kishte mosmarrëveshje të pakapërcyeshme në çift dhe se për të mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj situate ishte vetëm vdekja.