Erion Murataj PSD

Më shumë se 1000 njerëz janë kanë humbur jetën në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë. Qeveria e juntës së Mianmarit njoftoi një rritje dramatike të numrit viktimave ku deri më tani janë komnfirmuar 1.002 të vdekur dhe 2.376 të plagosur.

Shumica e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës së tërmetit.

Një ekip shpëtimi në Mandalay tha se njerëzit po kërkojnë me duar në rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa Naypyidaw është ka qenë i dyti më i goditur nga tërmeti, me 94 të vdekur, sipas një deklarate.

Në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb. Rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 6 të tjerë humbën jetën, sipas zyrtarëve të qeverisë lokale.

Ekipet e shpëtimit në Bangkok deklarojnë se në rrënojat e ndërteses së shembur janë zbuluan të paktën 15 njerëz të gjallë.

Raportohet se të mbijetuarit janë shumë thellë nën rrënoja, rreth 5 deri në 10 metra.

Punëtorët planifikojnë të përdorin makineri të rënda për të hequr sa më shpejt pjesët e ndërtesës së shembur.