Erion Murataj PSD

Një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike paraditen e kësaj të premte në Tiranë.

Nga informacionet paraprake mësohet se ai është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij, ku dyshohet se është varur. Ngjarja ka ndodhur në rugën “Adem Jashari”, tek Garda.

Viktima është rreth 60 vjeç, teksa ende nuk dihet identiteti i tij dhe motivet që e kanë çuar drejt këtij akti ekstrem.