Dinamo mposhti në Vlorë 0-1 Flamurtatin falë një penalltie të diskutueshme në minutën e 82′ të realizuar nga Denilson.
Por pas penalltisë së miqëve, plasi sherri teksa stafi i vlonjatëve protestoi te gjyqtarët. Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, nuk pëlqeu mënyrën se si festoi stafi i bluve dhe shkoi të përballej me ta.Ai u kacafyt me drejtorin e Dinamos, Ermal Barushi, duke bërë që situata të tensionohej edhe më shumë. Në fund, gjyqtari Kreshnik Cjapi, i nxori të dyve kartonin e kuq, duke i larguar drejt dhomave të zhveshjeve, ndërsa tifozët vendas të revoltuar hodhën shishe në fushë. /G.D abcnews.al/