Problemet me lëkurën janë të shumta dhe nuk njohin moshë e as gjini.
Shpesh lëkura është shumë yndyrshme, shumë e thatë apo shumë e ndjeshme.
Të gjitha këto gjendje mund të jenë një bezdisje e vërtetë për këdo që i përjeton.
Ndaj ideja për një kurë efikase edhe të shpejtë është gjithnjë e dëshiruar.
Sot do të flasim veçanërisht për lëkurën e thatë, e cila ka tendencë të tërhiqet, rripet dhe plaket më shpejt.
Kryefjala kundër një fytyre të thatë gjatë gjithë vitit, është pa dyshim hidratimi i mirë.
Për të shpëtuar nga çdo problem i tillë AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të thjeshta se si mund ta hidratoni lëkurën tuaj farë lehtë në shtëpi.
Më poshtë gjeni të listuara disa nga përbërësit natyralë që do të bëjnë mrekulli në fytyrën tuaj dhe që mund t’i merrni direkt nga kuzhina.
Aloe Vera
E quajtur ndryshe “bima e mrekullive”, aloe vera përmban rreth 75 vitamina, minerale, amino acide dhe enzima të ndryshme.
Kjo përzierje e mrekullueshme e natyrës do të zbusë dhe do të rinojë fytyrën tuaj brenda natës.
Duke qenë se përmban kolagjen me shumicë, aloe vera ndihmon në elasticitetin e mirë të fytyrës tuaj duke larguar edhe skuqjen.
Dylli i bletës
Çdo nënprodukt që bletët i dhurojnë botës është një burim energjish dhe mrekullish të pafundme.
Veçanërisht dylli i bletës është një nga hidratuesit më të thellë që depërton deri në shtresat më të thella të lëkurës.
Një mënyrë e mirë për të trajtuar skuqjen, tharjen dhe dermatitin e fytyrës duke larguar deri në 98% të problemit.
Vaji i kokosit
I marrë drejtpërdrejtë nga arrat e kokosit edhe vaji i tyre është një tonik i shkëlqyer për fytyrën.
Mund t’a përdorni fare lehtë për të hidratuar fytyrën e thatë apo edhe nëse vuani nga aknet.
Përmban acide yndyrore të cilat largojnë bakteret e këqija nga fytyra duke e qetësuar dhe duke i dhënë rini asaj.
Nëse keni lëkurë shumë të thatë bashkojeni vajin e kokosit me pak vaj bajamesh të ëmbla dhe rezultati do të jetë i mrekullueshëm.