Një çift maroken u arrestua në Torino me akuzën se sollën në Itali një vajzë të porsalindur dhe më pas tentuan ta shisnin.

Hyrja e foshnjës në Itali nuk ishte regjistruar, teksa dyshohet se gjatë gjithë udhëtimit me varkë nga Maroku, vajza e vogël ishte brenda një qese plastike, e cila i rrezikoi jetën.

Dy shtetas të tjerë marokenë me banim në Itali u arrestuan me akuzën e bashkëpunimit. Policia e gjeti vajzën e vogël në shtëpinë e tyre, ku siç pretendonin e kishin “strehuar përkohësisht”.