TROPOJË– Probleme me dëborën në zonën e Valbonës së Tropojë, ku trashësia ka kapur 70 cm. 

Dëbora e rënë ka shkakuar edhe probleme me furnizimin e energjisë elektrike, pasi prej më shumë se 24 orësh banorët qëndrojnë në terr. 

Megjithatë deri më tani rruga është e kalueshme nga të gjitha mjetet edhe pa zinxhirë.