Nga Leonard Olli Koordinator i Bindjes Demokratike Korçë
E ndërsa situata ekonomike vijon të tatëpjetën me shpejtësi, skandalet me cilësinë e arsimit apo librave shkollorë pasojnë njëra tjetrën, problematika therëse me shërbimin shëndetësor dhe pasojat që ajo ka në jetën e çdo familje shqiptare sjellin dramë pas drame, kur rendi dhe siguria publike ka dalë jashtë kontrollit, ku korrupsioni dhe aktiviteti krimit të organizuar ka kapur çdo qelizë të jetës, aty ku Siguria Kombëtare nuk ekziston as si koncept teorik, ku trashëgimia shpirtërore, kulturore dhe gjuhësore po bjerren në nivel ekzistencializmi, telenovela më e rëndësishme e ditës, lajmi parë në titra televizivë apo media on line është një vjedhje ordinere. A thua se qoftë edhe në demaskimin e një korrupsioni potencial kjo vjedhje mbetet kryelajmi ditës! Madje, ashtu si në rastin e mbështetjes se mjekëve që marrin ryshfete, tashmë kalohet në simpati të një akti të dënueshëm sepse paska vjedhur një hajdute më të madhe. Të trishton ky ‘naivitet’ pa masë, të therr në shpirt kjo bjerrje e vlerave morale në kuadër të ‘hakmarrjes’ dhe rendjes deri në admirim. Traumatizimi i një shoqërie merr përmasa të frikshme kur modelet më të gabuara trajtohen si bëma heroike! Dhe, për më tepër keqorientojnë vëmendjen e opinionit publik larg plagëve reale të shoqërisë dhe një vendi të keq-qeverisur pa mëshirë! Me mijëra të dhëna personale u hakëruan, me mijëra llogari bankare private janë marrë nga baza e të dhënave të një banke private, e shumë e shumë të tjera, por mjetet e komunikimit masiv nuk kanë pasur asnjë moment të bollshëm të trajtojnë këto çështje në themel, por ama kanë hapësirë pa fund për t’ u marrë me një vjedhje ordinere, një akt i ulët moral dhe i dënueshëm penal! E për fat të keq, jo pak rendin ta heroizojnë! Nëse do të vijohet të orientohet kjo qasje është e sigurtë se busulla morale jonë po ikën për dreq!