Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar, ditën e sotme, vendimet e Komisionit të Disiplinës për parregullistë e shkaktuara në duelet e javës së kaluar.

Tre skuadra të Superiores, Skënderbeu, Tirana dhe Partizani janë gjobitur për sjellje të gabuar të spektatorëve.

“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, dënohet me gjobë në masën 400 000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt-konstatimit, brenda 15 ditëve”, lexohet në vendimet e Disiplinës.