Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Sorca kanë mbërritur para pak çastesh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, diplomatja amerikane bëri thirrje që ata që po shkelin ligjin dhe që janë duke penguar të drejtën e qytetarëve për të votuar duhet të ndiqen penalisht.

Në një postim në Tëitter, Kim bëri të ditur që kishte takuar kryeprokurorin Olsian Çela dhe se së shpejti do të takojë edhe kreun e SPAK, Arben Kraja.

Sipas ambasadores, mesazhi i SHBA, është ky: “Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin.”

Faxweb.al