Këngëtarja e mirënjohur Adele është përfolur shumë dhe ka tërhequr vëmendjen së fundmi lidhur me pamjen e saj, pasi vitet e fundit ka humbur 45 kilogramë në një kohë relativisht të shkurtër.

Interneti është mjaft i dhënë pas transformimit të këngëtares, ku shumë prej tyre e pëlqejnë më shumë look-un fillestar të saj, e të tjerë admirojnë Adele pas humbjes së peshës.

Megjithatë, të gjithë janë dakord kur themi se ndryshimi i saj në kohë kaq të shkurtër ishte vërtetë impresionues. Kështu Pete Gerasimo, ish-trajneri i Adele-s, tregon sekretet e humbjes së peshës.

Ai ka punuar me këngëtaren për katër vite, derisa ajo u shpërngul në Amerikë dhe në një intervistë për “Insider”, ai ndau disa këshilla që mund t’i vinë në ndihmë edhe të tjerëve.

Sipas tij, gjëja më e rëndësishme në një rrugëtim fitness-i është të mos nxitoni procesin.

“Këshilla ime kryesore për të gjithë ata që duan të bëjnë ndryshime të shëndetshme është të jenë plotësisht të përkushtuar ndaj të gjithë procesit dhe mbi të gjitha të kenë durim. Rezultatet e shpejta janë zakonisht kalimtare. Kurse ato të ngadalta dhe graduale zakonisht zgjasin më shumë”, tha ai.

“Gjithçka që duhet është besimi në veten tuaj, qëndrueshmëri në veprimet tuaja dhe disiplinë në rutinën tuaj”, tha ai, duke zbuluar tre faktorë kyç, të cilët i përdori gjithashtu kur stërvitet me Adele.

“Një plan diete të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirëse; ushtroni rregullisht, përshpejtoni rrahjet e zemrës, dilni nga zona juaj e rehatisë dhe bëni gjumë të mjaftueshëm të qetë për të ndihmuar trupin dhe mendjen tuaj të rikuperohen”, këshilloi ai ndër të tjera.