Policia italiane për mbrojtjen e shëndetit publik në luftën kundër krimit kibernetik farmaceutik, ka bllokuar 42 portale që tregtonin barna për kurimin e Covid 19, antibiotikë e integrues ushqimore për terapitë anti koronavirus.

42 portalet e identifikuara nga autoritetet italiane komandoheshin nga server të lidhur jashtë territorit kombëtar, me pikë referimi menaxheriale të paidentifikuar.

Ndër 42 portalet e bllokuara, 35 tregtonin medikamentin ivermectina, antiparazit i përdorur dhe në veterinari, e ndaj të cilit Agjencia Evropiane e barnave, EMA, kishte rekomanduar jo përdorimin për kurimin e Covid 19, përveçse në studimet klinike.

Gjithashtu ofrohej shitja dhe e antibiotikut azitromicina, për të cilin agjencia italiane e barnave, mbi benefitet e risqet e tij, ka kërkuar përdorimin e kurimit tek pacientët nën kontrollin e rekomandimin e mjekut, si dhe colchicina, medikament anti infeksion i autorizuar vetëm për studime klinike.

Nga janari 2021 në tetor 2021, janë 283 portale të bllokuara nga Policia Italiane për mbrojtjen e shëndetit publik, 244 prej të cilëve tregtonin në mënyrë të paligjshme shitjen e produkteve anti Covid