Rënia në peshë është një ndër temat më delikate përsa i përket pamjes së jashtëme të trupit.
Megjithëse nuk egzistojnë mënyra për të humbur peshë brenda ditës, kontrolli i ushqimit mund të jetë çelsi i heqjes së kilogramëve që nuk dëshironi.
Mënyra më e sigurt e humbjes në peshë është ndjekja e regjimeve ushqimore të shëndetëshme.
Kombinimet e ushqimeve të cilat përdorni çdo ditë, mund të jenë një zgjidhje e mrekullueshme për trupin tuaj.
Recetat që AgroWeb.org ju këshillon do t’ju ndihmojnë në reduktimin e ujrave dhe akumulimit të dhjamit në trup.
Ndiqni si më poshtë 3 recetat e shijshme dhe të shëndetshme që do të kujdesen për trupin tuaj.
Çaji me xhinxher, piper të zi dhe mjaltë
Kjo recetë është e mbushur me antioksidantë që do t’ju ndihmojnë të largoni toksinat nga trupi dhe të digjni kalori gjatë gjithë ditës.
Përbërësit
250 ml ujë i nxehtë
5 gr xhinxher
25 gr mjaltë
piper i zi
Përgatitja
Ngrohni një tas me ujë dhe kur të ketë arritur proçesin e zierjes shtoni xhinxherin dhe pak piper të zi.
Më pas lëreni të pushojë për 10 minta në mënyrë që përbërësit të përzihen sa më mirë më njëri tjetrin.
Kur pija të jetë ftohur pak hidheni në një gotë ku mund ti shtoni mjaltë sipas dëshirës për ta ëmbëlsuar.
Konsumojeni 30 minuta para se të hani mëngjesin të paktën 3 hërë në javë.
Lëng kastraveci dhe domatesh
Kastraveci është i pasur me fibra, antioksidantë dhe minerale prandaj lëngu i tij është një përshpejtues për dobësimin.
Përbërësit
Gjysmë kastraveci mesatar
2 kokrra domate
1 degë selino
200 ml ujë
Përgatitja
Lani mirë domatet dhe kastravecin dhe pritini në copa të vogla.
Vendosini në mikser duke shtuar edhe pak selino sipas dëshirës dhe përziejini.
Miksojini derisa të keni përfituar një masë të lëngëshme jo shumë të trashë.
Konsumojeni këtë pije me stomakun bosh si vakt mëngjesi ose bashkë me vaktin e mëngjesit.
Supë me lakra
Supa me lakër është një ushqim bazë i mbushur vlera që ju krijojnë ndjesinë e ngopjes.
Kështu do të evitoni të kaloni shpejt nga një vakt në tjetrin.
Përgatitja
1 lakër e vogël
1 qepë
3 domate
1 spec djegës
ujë
pak kripë
piper
Përgatitja
Lani dhe pritni të gjitha perimet dhe lërini të mbuluara në një tenxhere të mbushur me ujë deri në gjysmë.
Filloni t’i ngrohni në zjarr të mesëm duke shtuar sipas dëshirës kripën dhe piperin. Mos e teproni me kripën.
Lëreni në zjarr derisa të arrijë në fazën e zierjes dhe më pas uleni temperaturën në minimun për 20-30 minuta.
Supën mund ta konsumoni në vaktet e drekës apo darkës bashkë më ndonjë ushqim tjetër shoqërues, siç janë sallatat apo mishi./AgroWeb.org