Alban Bushati, 37-vjeçari që iu vendos tritol gjatë natës në automjetin e tij në Shkodër, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.
Para grupit hetimor, ai u shpreh se nuk ka dijeni se kush mund t’i ketë vendosë lëndën plasëse.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” në Shkodër në orët e para të mëngjesit. 37-vjeçari ka në pronësi një dyqan ku tregon fruta-perime, ndërkohë që vijojnë hetimet nga policia.