Shqipëria pritet të përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan në fund të kësaj jave.
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Por në ndryshim me ditët që kemi kaluar deri më tani; në fund të javës që presim përpara parashikohet që vendi ynë të preket nga vala e të nxehtit afrikan dhe temperatura shumë të larta.
Në këtë mënyrë (ashtu sic u kuptua edhe më lart) moti për të gjitha ditët e kësaj jave parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug.
Këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara por në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut por e lehtë dhe përgjatë bregdetit e zonat luginore deri mesatare