Tronditës është denoncimi i një 32-vjeçari në Greqi i cili hapi një proces gjyqësor duke akuzuar se me urdhër të një oficeri ai u përdhunua në një kamp 10 vjet më parë.
32-vjeçari, i cili ankohet se u përdhunua brenda një kampi, ngriti një padi kundër gjashtë personave në Gjykatën Ushtarake të Athinës.
Incidenti sipas tij ndodhi në një qendër trajnimi ku ai u thirr të paraqitej për të kryer shërbimin ushtarak në 2009.
Ankuesi deklaron se me urdhër të oficerit ai u dërgua brenda në zyrën e mjekut në qendër, ku ishin tre ushtarë, dy e mbajtën dhe njëri prej tyre e përdhunoi, në prani edhe të dy anëtarëve të stafit mjekësor.
“Pas ofendimeve që më bënë, u përgjigja me ofendime. Oficeri më tha “Natën do ta shihni se çfarë do të vuani”. Më çuan në zyrën e mjekut kundër vullnetit tim dhe më përdhunuan“, tha 32-vjeçari.
Avokati i denoncuesit deklaroi se “mendoj se është çështje kohe para se ata të gjenden dhe të ndëshkohen“.