Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter, ka goditur ishujt e Greqisë 56 kilometra në veri-verilindje të Heraklionit në Kretë në orën 06:19 (ora e Greqisë).

Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, thellësia fokale e tërmetit ishte 60.3 kilometra.

Lëkundjet e tërmetitit janë ndjerë në të gjithë rajonin, përfshirë dhe pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros.

Sipas raportimeve paraprake, nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale, ndërsa në disa zona provinciale janë regjistruar rrëshqitje dheu. Sizmiologët kanë përjashtruar gjithashtu mundësinë e një cunami ndërsa ekipet e emergjencës janë në gadishmëri për çdo skënar të mundshëm.