Home AKTUALITET Tronditëse! Piloti 32-vjeçar pranon vrasjen e gruas, rrëfen para policisë krimin makabër

Tronditëse! Piloti 32-vjeçar pranon vrasjen e gruas, rrëfen para policisë krimin makabër

29

Krimi makabër i 20-vjeçares, Caroline Krauts, në Greqi ka marrë tjetër drejtim. Bashkëshorti i të ndjerës, Charalambos Anagnostopoulos ka pranuar mbrëmja e sotme se është ai vrasësi.

Pas një dëshmie maratonë, burri 32-vjeçar i Caroline Krauts, ka pranuar krimin dhe ka rrëfyer çfarë ka ndodhur mes tij dhe partneres ditën e vrasjes. Sipas Charalambos Anagnostopoulos, shkak i vrasjes janë bërë mosmarrëveshjet që ata kanë pasur si çift me njëri-tjetrin. Ai është shprehur se në ditën e ngjarjes tragjike, bashkëshortja e ndjerë i kishte thënë se do të divorcohej prej tij, do i merrte vajzën dhe do të largohej nga shtëpia e tyre. Ai ka treguar se këto debate kanë qenë të vazhdueshme në 5 muajt e fundit.

“E vrava Caroline. Shkak u bënë fërkimet që kishim atë natë. Ajo thjesht erdhi në vëmendjen tonë atëherë. Hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen”, mësohet të ketë thënë ai para policisë.

Ky rrëfim i tij ka ardhur pas një dëshmie maratonë, që thuhet se ka zgjatur 8 orë. Fillimisht piloti 32-vjeçar ka thënë se nuk ka dorë në vrasjen e bashkëshortes, njësoj si në dëshmitë e mëparshme, por më vonë pasi policia shpalosi provat kundër tij u detyrua të pranojë krimin e rëndë.

Provat që e nxorën zbuluar

Të dhënat e dala nga telefoni celular i Anagnostopulos treguan se ai nuk kishte thënë të vërtetën.

Një aplikacion në celularin e tij që regjistron hapat, tregoi se kur ai pretendonte se ishte i lidhur, ai po ecte. Karta e kujtesës në kamerën e sigurisë u hoq në 1.20 të natës, ndërsa “grabitësit” dyshohet se kanë hyrë në shtëpi tre orë më vonë. Regjistrimi i fundit në kamera ishte rreth orës 12:30 të natës fatale dhe tregon pilotin të ulur me foshnjën në dhomën e ndenjes së shtëpisë. Ora biometrike e Caroline regjistroi impulse të rritura dhe më pas asnjë shenjë jetike shumë më herët sesa koha kur piloti kishte planifikuar vrasjen e saj.

Kujtojmë se pas krimit makabër u dyshua se në vrasjen e 20-vjeçares ishin përfshirë disa shqiptarë, por tashmë çdo gjë është qartësuar dhe shumë shpejt do të ngrihet një çështje në gjyq kundër 32-vjeçarit.