Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Peran të Podujevës ku babai ka vrarë me armë të birin.
Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 ku babai N.Ismajli ka vrarë me kallash djalin e tij, E.Ismajli, pas një debati për pronat.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai.