Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Bëhet me dije se një person është ekzekutuar me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të markatës së peshkut.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit
