Home AKTUALITET Tronditet Tirana! Ekzekutohet një person në një lokal pranë Gjykatës, plagoset avokati....

Tronditet Tirana! Ekzekutohet një person në një lokal pranë Gjykatës, plagoset avokati. Policia identifikon autorin, u largua me…

19

Tronditet Tirana! Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë që ndodhi sot në një bar të njohur pranë Gjykatës së Tiranës.

Viktima është një i ri, i cili ishte në proces divorci dhe dyshohet se autori është ish-vjehrri i tij. Ndërkohë i plagosur ka mbetur dhe ish-prokurori i “21 janarit” Adriatik Cama, i cili punonte si avokat. Ky i fundit ishte i pranishëm në lokal kur ka ndodhur krimi.

Viktima mësohet se është qëlluar 5 herë me armë zjarri. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të krimit shtetasin K.N. Picari, i cili është larguar pas krimit me një mjet tip “Hyundai” dhe është vënë në ndjekje të tij, por informacioni nuk është ende zyrtar.