Në spitalin e Tropojës është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetas 27 vjeçar, banues në Margegaj.

Nga informacionet paraprake, ky shtetas deklaron se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit. / abcnews.al