Erion Murataj PSD

Presidenti amerikan, Donald Trump po përgatitet për “pagëzime” të reja pas atyre në Gjirin e Meksikës, me Associated Press që raporton se këtë herë në shënjestrën e tij është Gjiri Persik.

Sipas AP-së, presidenti amerikan, gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite javën e ardhshme, do të njoftojë se për SHBA-në nuk ka më një gjir me emrin Gjiri Persik.

Kremlini zbulon liderët që do të marrin pjesë në paradën e organizuar nga Putini në Moskë

Trump dëshiron të emërojë gjirin me emrin Gjiri Arabik ose Gjiri i Arabisë. Kjo kërkesë është bërë së fundmi nga vendet arabe.

Gjiri Persik e mori emrin në shekullin e 16-të, megjithëse të dy termat që Trump po përgatit të përdorë përdoren gjerësisht nga shtetet e Lindjes së Mesme.

Pas humbjes së koalicionit në garën presidenciale, Rumania emëron kryeministrin e përkohshëm

Në vitin 2012, qeveria iraniane kërcënoi të padiste Google kur kompania vendosi të mos e shfaqte emrin Gjiri Persik në të gjitha hartat e saj.