Donald Trump e pranoi zyrtarisht nominimin e partisë së tij, gjatë fjalimit në konventën e tij në Milëaukee të enjten mbrëma.

“Me besim dhe përkushtim, e pranoj me krenari nominimin tuaj”, tha ai duke iu drejtuar delegatëve në Milëaukee, Ëisconsin.

Trump parashikoi një “fitore të madhe” në zgjedhjet e 5 nëntorit, duke premtuar katër vitet më të mira në historinë e SHBA-së nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë po kandidoj të jem president i gjithë Amerikës, jo gjysmës së saj,” tha ai.

Donald Trump kërkoi gjatë fjalimit të tij 93-minutësh në konventën e partisë së tij në Milëaukee të mbajë një minutë heshtje në nder të një zjarrfikësi që humbi jetën kur një person i armatosur tentoi ta vriste atë në Pensilvani të shtunën.

Trump u zotua në një fjalim në konventën e partisë së tij në Milëaukee për t’i dhënë fund imigracionit të paligjshëm që nga dita e parë e mandatit të tij të ri të mundshëm duke mbyllur kufirin ndërsa u zotua të përfundojë ndërtimin e murit kundër imigracionit në kufirin me Meksikën.

“Unë do t’i jap fund krizës së emigracionit të paligjshëm duke mbyllur kufijtë tanë dhe duke përfunduar murin,” siguroi ish-presidenti.

/abcnews.al