Erion Murataj PSD

“Lufta tregtare” ndërkombëtare e shpallur nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Donald Trump ka hyrë në një fazë të re këtë të mërkurë, teksa u njoftua një tarifë prej 104% për mallrat që vijnë nga Kina drejt SHBA-së. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga pala kineze.

Sipas BBC, përgjigja e parë erdhi prej zëdhënësit të ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, i cili u shpreh se praktika që po ndjek Trump në tregtinë ndërkombëtare janë “bullizuese”.

Më tej ai u shpreh se administrata në Shtëpinë e Bardhë duhet të demonstrojë një “qasje barazie, respekti të përbashkët dhe reciprok”, në mënyrë që të zgjidhet kjo çështje me dialog. Ai shtoi se nëse Trump insiston që të provokojë një luftë tregtare, “Kina do të detyrohet që të luftojë”.

Më tej në një dokument zyrtar të qeverisë kineze thuhet se këto tarifa të vendosura nga presidenti Trump “po dëmtojnë seriozisht tregtinë globale, sigurinë dhe stabilitetinë e zinxhirit industrial global dhe të shërbimit”. Megjithatë Pekini zyrtar shprehet i gatshëm për të komunikuar me Uashingtonin për të zgjidhur çështjen me dialog.

Sakaq, vetë presidenti Trump në një reagim për këto tarifa të reja u shpreh se “ato do të jenë legjendare në një sens pozitiv”.