Tashmë ka hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, teksa presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dhënë ultimatum.

Donald Trump në një postim në Truth Social deklaroi: “Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”

Izraeli nuk e ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi më parë se një armëpushim i ishte “imponuar” Izraelit.