Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë të gjitha universitetet në Shtetet e Bashkuara.

Ditët e fundit, Shtëpia e Bardhë kishte urdhëruar ndalimin e të gjithë studentëve të huaj nga Universiteti i Harvardit, por një gjyqtar më pas e kishte bllokuar këtë vendim.Administrata Trump po u kërkon ambasadave dhe konsullatave amerikane që të ndalojnë caktimin e intervistave për studentët që kërkojnë vizë për të ndjekur studimet në SHBA.

Politico citon një dokument diplomatik të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Ky veprim konsiderohet si një hap i parë drejt masave të reja që sipas Politico do të përfshijnë edhe vlerësimin e profileve në rrjetet sociale të aplikantëve për viza.

Romina Kuko dorëhiqet nga posti i zv/ministres së Brendshme

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç! Zbardhen detaje nga aksioni!

Incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje, reagon OSBE: Liria e medias, gur themeli i demokracisë!

Ky vendim do të shtonte një kapitull të ri në konfliktin që presidenti Trump ka shpallur ndaj botës universitare amerikane, të cilën ai e konsideron si të rreshtuar në kampin “liberal”. Administrata amerikane është gjithashtu gati të anulojë të gjitha kontratat e mbetura të qeverisë federale me Universitetin e Harvardit, me një vlerë të vlerësuar prej 100 milionë dollarësh.

Kjo del nga një letër e dërguar nga Shtëpia e Bardhë për agjencitë federale të SHBA-së dhe e raportuar nga New York Times, ku qeveria u kërkon atyre të “gjejnë furnitorë alternativë” për shërbimet e ardhshme.