Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbarkoi në Izrael pak para orës 9:45 të mëngjesit të së hënës.
Ai do të takohet me pengjet e liruara, do t’i drejtohet Knessetit dhe do të udhëtojë për në Sharm El Sheikh të Egjiptit, për të kryesuar një samit mbi Gazën, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje paqeje për rajonin. Donald Trump zbriti nga avioni Air Force One me grushtin ngritur, duke u thënë “faleminderit” në anglisht anëtarëve të komitetit mikpritës.
Presidenti amerikan u prit nga Presidenti izraelit Isaac Herzog , së bashku me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshorten e tij, Sara. Të tre madje biseduan për disa minuta.