Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar planet e tij për zhvillimin e avionit luftarak më të avancuar të historisë, i njohur si F-47, një avion i gjeneratës së gjashtë dhe koordinator i dronëve, në një konferencë me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth në Zyrën Ovale.
Trump ka bërë me dije se Boeing ka marrë një kontratë të majme për të zhvilluar këtë avion, i cili do të ketë teknologji të fshehtë dhe fuqi që kapërcen çdo gjë të njohur deri tani.
Sipas presidentit, flota e F-47 do të ndërtohet brenda dy viteve dhe do të ofrojë aftësi të papara në fushën e mbrojtjes ajrore dhe manovrimit.
“Jemi të bindur se ky avion do të tejkalojë çdo forcë tjetër të kombit, me aftësi që nuk janë parë kurrë më parë. Ai do të jetë praktikisht i padukshëm dhe do të ofrojë një fuqi të paparë. Asnjë avion i këtij lloji nuk ka pasur ndonjëherë një nivel kaq të lartë fuqie. Po ashtu, manovrimi i tij është krejtësisht i jashtëzakonshëm; nuk ka asgjë tjetër që mund ta krahasohet me këtë”, tha presidenti i SHBA.
(Balkanweb)
