Erion Murataj PSD

Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka “zbutur” retorikën ndaj homologut rus, Vladimir Putin, pasi tha se është i zemëruar me të dhe e kërcënoi me tarifa doganore ndaj naftës ruse, nëse nuk pranon një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë. 

Por më vonë të dielën, pas intervistës për NBC News ku kritikonte Putin, Trump u tha gazetarëve se ai dhe presidenti rus “gjithmonë kishin shkuar mirë” dhe se ai nuk mendonte se Putin “do t’i kthehej fjalës së tij”.

“Nuk besoj se do të kthehet në fjalën e tij. Ju po flisni për Putinin. Unë nuk mendoj se ai do të tërhiqet. Unë e njoh prej kohësh. Kemi shkuar gjithmonë mirë”, tha presidenti amerikan.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ai ka kritikuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet dhe duke e paralajmëruar se do të përballet me probleme të mëdha nëse e bën këtë gjë, raporton Reuters. 

“Ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për tokat e rralla dhe nëse e bën këtë, ai do të ketë probleme të mëdha. Ai dëshiron të jetë një anëtar i NATO-s, por ai kurrë nuk do të jetë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë.”, u shpreh Trump.