Trupi i kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është nxjerrë nga Mitropolia e Athinës nën një marshim zie të bandës së Marinës.

Trupi pritet të mbërrijë në Shqipëri pasditen e së martës ndërsa varrimi do të bëhet të enjten, më 30 janar në orën 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Anastas Janullatos ndërroi jetë të shtunën, pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana.

Ai ndodhej i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv, pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë orëve kritike pavarësisht tentativës për ta nxjerrë nga intubimi, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Kryepeshkopi u shtrua në një spital të Tiranës më 30 dhjetor me simptoma të infeksionit të rëndë dhe më 3 janar, pasi u përkeqësua, u transferua në spitalin grek./abcnews.al