PolicIa e Shkodrës, ka dhënë detajet zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen Guerile, në bregun e liqenit, ku një është gjetur i pajetë trupi i 32 vjeçarit Endri Mustafa që raportohej i humbur prej 3 ditësh.

Detajet zyrtare bëjnë me dije se personi është qëlluar me armë zjarri dhe aktualisht po punohet për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë Zyrtar

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi Endri Mustafa, 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

https://www.faxweb.al/pamje-nga-vendngjarja-ku-u-gjet-i-vrare-32-vjecari-i-zhdukur-prej-3-ditesh-dyshohet-per-larje-hesapesh-mes-grupeve-kriminale/embed/#?secret=630I2ZDJF2