Trupi i një gruaje 82-vjeçare, Maria Prudenza u gjet brenda një frigoriferi në Veglie Messapica të Brindisit.

Zbulimi i bë nga karabinierët në një zonë periferike të qytetit.

Djali i pensionistes, Angelo Bellanova, 55 vjeç po procedohet në gjendje të lirë për fshehje të trupit, pasi u mor në pyetje gjatë pasdites.

Ai tha se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, shkruan Tg Com. 

Trupi i gruas u gjet në një pozicion të kërrusur brenda frigoriferit. Nuk dihet ende se kur dhe si ka vdekur gruaja. Alarmi u ngrit nga dy nipërit e viktimës, të cilët nuk mund të kontaktonin me të.

Përveç karabinierëve, në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit për operacionet e gjetjes së trupit, prokurori që po koordinon hetimet Mauron Gallone dhe mjeki ligjor Domenico Urso për këqyrjen e parë të kufomës.

Trupi i pajetë i pensionistes u transferua në morgun e varrezave të Francavilla Fontana ku do të kryhet autopsia në ditët në vijim./Abcnews.